SHBA, Obama takohet me Zv. presidentin kinez
Presidenti amerikan, Barak Obama, do të takohet sot në Uashington me zëvendës presidentin e Kinës, Ksi Jinping.
Pritet që zoti Ksi, më vonë këtë vit, të bëhet shef i Partisë Komuniste, dhe pas një viti, ta marrë edhe postin e presidentit.
Analistët thonë se udhëtimi i zotit Ksi në Uashington është një test i rëndësishëm në skenën botërore.
Ksi është zyrtari më i lartë kinez, që viziton Uashingtonin, pasi Obama, në muajin nëntor, ka deklaruar për kthimin e Shteteve të Bashkuara nga Azia, për të balancuar angazhimin kinez në rritje në rajon.