E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollande presidenti i ri i Francës, Putin bën betimin në Rusi

PARIS- Liderët botërorë e kanë uruar socialistin Fransua Hollande për fitoren e tij në balotazhin që u mbajt të dielën në Francë.

Presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin e sapo zgjedhur të Francës, Hollonde, para samiteve të G8 dhe të NATO-s, që mbahen këtë muaj në SHBA.

Angela Merkel gjithashtu e ka ftuar presidentin Hollonde në Berlin për bisedime, pavarësisht disfatës së aleatit të saj të ngushtë, Nikolas Sarkozi.

Kryeministri britanik Devid Kameron po ashtu e ka uruar Hollonde, duke u zotuar se do të punojnë së bashku për të forcuar lidhjet dypalëshe. Edhe liderët spanjollë, italianë dhe kanadezë ishin të shpejtë në përgëzimin për presidentin e zgjedhur francez.

Kandidati i socialistëve Fransua Hollande, me 52 për qind të votave, u zgjedh dje presidenti i ri Francës.

Para qindra mbështetësve socialisti deklaroi dje se do të jetë president i të gjithë francezëve, edhe i atyre që nuk e kanë votuar. "Angazhohem ti shërbej vendit me një angazhim dhe devotshmëri që kërkon ky angazhim. I drejtoj një përshëndetje Nikolas Sarkozi, i cili meriton gjithë respektin tonë. I shpreh falënderimet e mija të gjithë atyre që bënë të mundur fitoren. I drejtohem votuesve, që nuk më dhanë votën se respektoj bindjen e tyre do jem presidenti i të gjithëve”,- deklaroi Hollande.

RUSI, PUTIN BETOHET SI PRESIDENT
Ndërsa sot paradite edhe Vladimir Putin është betuar si president i ri i Rusisë gjatë një ceremonie të mbajtur në Moskë. Ai rikthehet në Kremlin si president pas një mungese katër vjecare, kohë gjatë së cilës ai mbajti detyrën e kryeministrit. Ai do të zëvendësojë në këtë post Dimitri Medvedev, ndërsa mandati i tij do jetë 6 vjet.

Pas betimit, presidenti i Ri i vendit Vladimir Putin, deklaroi se proriteti i tij janë qytetarët.
“Prioriteti im kryesor është të bëjmë më të mirën për qytetarët. Kemi punuar si komb, cdo qytetar ka kontribuar, ta bëjmë vendin tonë të ketë prosperitet pasi duam dhe do të jetojmë në një vend demokratik”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama përshëndet fitoren e Hollande: Era fryu majtas Zgjedhjet në Serbi, Tadic e Nikolic në balotazh Pasiguri politike në Greqi, sot Samaras merr mandatin për qeverinë Francë, Hollande: Do jem president i të gjithëve, Sarkozi: Përgjegjës për humbjen FOTO: Francë, Hollande presidenti i ri, festa në shesh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›