E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande sulmon Britaninë: Interesoheni vetëm për Londrën

Teksa Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kameron, paralajmëroi që monedha e vetme është “në telashe të mëdha”, Hollande tha se Britania është “indiferente ndaj fatit të Eurozonës” dhe se “është e vëmendshme vetëm ndaj interesave të Londrës”.

Sulmi i Hollandes vjen pavarësisht faktit se miliarda sterlina të taksapaguesve britanikë po përdoren aktualisht nga ndërkombëtarët për Eurozonën në telashe.

Hollande shtrëngoi duart sot me Sarkozinë në ceremoninë e përkujtimit të 67-vjetorit të fitores së aleatëve mbi Gjermaninë naziste.

Presidenti i ri i Francës dha sinjale se do të mbështesë një taksë evropiane mbi transaksionet  dhe se do të bëjë një tjetër përpjekje për harmonizimin e taksave – iniciativa që kundërshtohen fort nga qeveria Britanike.

Kombinimi i kërkesave të Hollandes për t’i dhënë fund masave shtrënguese në Evropë me telashet politike dhe ekonomike në Greqi bënë që tregjet evropiane të përjetonin probleme përgjatë ditës së djeshme.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-08 17:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›