E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko i jep fund grevës 19-ditore të urisë

Yevgenia Tymoshenko tha se e motra do të transportohej për në spital të mërkurën ku do të trajtohet nga një mjek gjerman.

Timoshenko hyri në grevë urie pasi pretendoi se është rrahur nga një roje teksa po dërgohej për trajtim në spital. Timoshenko vuan nga dhimbjet kronike në shpinë.

Më herët, Ukraina njoftoi shtyrjen për një datë të pacaktuar të Samitit të liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore, pasi shumë president kishin njoftuar bojkotimin e këtij samiti në shenjë proteste ndaj trajtimit të Timoshenkos. Samiti parashikohej të mbahej në Jaltë më 11-12 maj./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-08 18:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›