Hollivudi zbarkon në Shqipëri
Duket se Hollivudi po “zbarkon” në Shqipëri. Veç Elizës, do të mbërrijë në vendin tonë edhe i dashuri i saj Rick Fox. Fox është një personazh i njohur në botën e komedisë hollivudiane dhe jo vetëm. Ai ka qenë lojtar i njohur basketbolli deri në vitin 2004 dhe ka luajtur me ekipin Lakers, në Los Angeles. Prej vitit 2010 ai bashkëjeton me artisten Eliza Dushku. Rick do të vijë në ditët e fundit të dokumentarit që po xhiron Eliza dhe ka vendosur që të pushojë për disa ditë me të dashurën e tij në Shqipëri.