Rama viziton 16-vjeçarin e plagosur në Spitalin Ushtarak
Kreu i PS-së Edi Rama ka vizituar sot në Spitalin Ushtarak 16-vjeçarin Ali Doçi i cili u plagos me thikë ditën e djeshme në kodrat e liqenit artificial.
Pasi u njoh me gjëndjen shëndetësore të 16-vjeçarit, Rama theksoi se incidenti i djeshëm është mjaft i rëndë.
“Nuk është hera e parë që ndodhin këto incidente. Brenda pak ditësh kanë ndodhur disa incidente” theksoi Rama duke shtuar se në 8 maj të gjithë nxitësit e këtyre incidenteve nuk do të marrin asgjë përveç votës së tyre.
Ai gjithashtu theksoi se opozita nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që në zgjedhjet vendore te 8 majit të vidhet vota e shqiptarëve.
16-vjeçari Ali Doçi u plagos me thikë ditën e djeshme pas një sherri me një grup të rinjsh në kodrat e liqenit artificial.