Egjipt, burgoset Hosni Mubarak

Pas djemve të tij, edhe ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, do të shkojë në burg. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë urdhrin e posaçëm të prokurorisë së Egjiptit për paraburgimin 15 ditor ndaj ish-kreut egjiptian, për shkak të hetimeve për korrupsion gjatë sundimit të tij.
Një urdhër i tillë është lëshuar në një kohë kur ish-presidenti 82 vjeçar, tashmë gjendet në spital.
Aktualisht, në mjediset e paraburgimit gjenden dy djemtë e tij Ala dhe Gamal Mubarak, të akuzuar gjithashtu për keqpërdorim fondesh dhe pushteti.