Holtkemper: Presidenti i ri, mbështes konsensusin
TIRANE - Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Karola Holtkemper iu është bashkuar dje zërave të diplomatëve të huaj në Tiranë që kanë apeluar zgjedhjen me konsensus të Presidentit të ri të Republikës.
Gjatë një vizite në qytetin e Burrelit, Holtkemper, e pyetur nga gazetarët, tha se kreu i ri i shtetit shqiptar duhet të zgjidhet sipas rregullave dhe Kushtetutës vendase, por nënvizoi se për pozicionin në fjalë, mirëpritet një kompromis mes palëve dhe se kandidati duhet të ketë disa cilësi të vecanta për të qenë në krye të shtetit.
"Presidenti duhet të zgjidhet sipas rregullave. Shqipëria e ka një Kushtetutë ku përcaktohet qartë se si zgjidhet presidenti, por ne mbështesim një konsensus mes palëve për të gjetur një emër që ka cilësitë e vecanta për të qenë president", tha Holtkemper.
Pak ditë më parë edhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth duke marrë shembull zgjedhjen e Avokatit të Popullit me 127 vota, i apeloi klasës politike nevojën e zgjedhjes me konsensus të Presidentit të Republikës.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)