E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Presidenti të zgjidhet brenda afateve

Ambasadorja gjermane në Tiranë Carola Muller Holtkemper i ka bërë apel politikës shqiptare që të zgjedhë brenda afateve kushtetuese presidentin e ri të vendit.
 

Nga qyteti i Durrësit, ambasadorja gjermane ka theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet në bazë të kushtetutës së vendit.

Sipas saj, presidenti i ri duhet të përfaqësojë sa më mirë interesat e të gjithë shqiptarëve.
 

Deklarata e ambasadores gjermane është bërë gjatë inagurimit të një qendre arsimore në qytetin e Durrësit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›