Holtkemper: Shqipëria jo e prekur nga kriza në terësi, jugu i saj po

Shqipëria është më pak e prekur nga kriza ekonomike. Kjo deklaratë vjennga ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Muller-Holtkemper. Madje diplomatja gjermane shpjegon edhe arsyet se vendi ynë nuk është i ndikuar nga kriza që ka kapur Europën, por tregon një detaj, ajo është ndjerë në jug të Shqipërisë, në qytetet që janë në kufi me Greqine.
Deklatarat e Holtekmper kanë ardhur gjatë prezantimit të projektiti 2 vjecar të investimit që qeveria gjermane do realizojë në vendin tonë me një shumë prej 31 milionë euro, të cilat do të shkojnë në sektorin e energjisë, ujësjellësit dhe arsimit. Ne këtë prezantim kanë qenë të pranishëm Ambasadorë, politikane si dhe biznesmenë të njohur.