Sekestrohet 650 kg hashash në kufirin greko-shqiptar, në pranga 5 persona
Sarandë- 650 kg hashash janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në kufirin greko-shqiptar Qafë Botës dhe Igumenicës, ndërsa janë vënë në pranga 5 shtetas, 2 prej të cilëve shqiptar dhe 3 grekë.
Policia greke bën me dije se droga po vinte nga Saranda dhe sihte fshehur në një kamionçinë, e cila shoqrohej nga dy automjete të tjera.
Mësohet se trafikantët janë laguar me shpejtësi sapo kanë parë policinë por ndalimi i tyrë është bërë i mundur vetëm disa orë pas sekuestrimit të lëndës narkotike.
Policia po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikantësh droge.
/IDEA/