E Diel, 1 Nëntor 2026

Barinjtë i vënë flakën Karaburunit, rrezikohet parku i Llogarasë

Vlorë Vera e këtij viti nuk mund të mbyllej pa zjarre edhe në Karaburun. Një vatër zjarri të fuqishëm është shfaqur sot në sipërfaqen e gadishullit që është afër Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Zjarri mendohet të jetë ndezur nga barinjtë të cilët çdo vit bëhen shkaktarë të flakëve pasi djegin kullotat për ti ripërtërirë ato për vitin tjetër. Cdo vit, barinjtë e fshatrave që kanë kullotat na Karaburun u vënë zjarrin atyre duke kërcënuar Parkun Kombetar të Llogarasë. Katër vjet më parë, një zjarr i tillë doli jashtë kontrollit duke djegur një pjesë të mirë të këtij parku.

Vatra zjarri janë shënuar edhe në krahina të tjera të vendit, duke shkaktuar dëme jo vetëm mjedisore por edhe ekonomike, pasi janë djegur e vazhdojnë të digjes sipërfaqe me ullinj dhe pemë të tjera frutore. Të tilla vatra janë hapur në Dhërmi, Palasë dhe fshatin Përparim të Peqinit.

Edhe në fshatin Malinat të Beratit një sipërfaqe me ullinj dhe pemë frutore u dogjën pasi një burrë i kishte vënë flakën kullotave. Policia njoftoi se e ka ndaluar autorin e kësaj zjarrvënienje. Zjarre kanë shpërthyer edhe në pyjet e pishave në Bulqizë, Qafën e Dragunit etj

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›