Holtkemper Tryeza e vonuar por pozitive presim zgjedhje me nivel
Tryeza e partive politike eshte e vonuar por gjithsesi eshte pozitive qe partite po takohen dhe diskutojne per ceshtjet qe duheshin diskutuar me pare.Ne si komunitet nderkombetar besojme se keto zgjedhje duhet te jene ne nivelin me te larte te standarteve nderkombetare dhe do te monitorohen nga afer permes OSBE/ODIHR por dhe ne nivelin politik presim qe ato te jene ne nivel shume te larte pasi do ndikojne ne procesin e integrimit evropian te Shqiperise. Keshtu eshte shprehur ambasadorja gjermane ne Tirane Carola Mueller-Holtkemper e pranishme ne nje takim me studente te fakultetit Juridik ne Universitetin e Shkodres. Carola Mueller-Holtkemper eshte ndalur ne integrimin e te rinjve ne politike si nje domosdoshmeri e shoqerise shqiptare. Aktiviteti eshte zhvilluar nga Levizja Europiane ne Shqiperi EMA ne kuader te projektit Rritja e demokracise pjesemarrese ne nivel vendor permes edukimit te te rinjve dhe perfshirjes se tyre ne qeverisjen vendore Kjo iniciative synon te nxise dhe mbeshtese perfshirjen e te rinjve ne vendim-marrjen lokale permes edukimit qytetar mbi rolin dhe rendesine qe institucionet e qeverisjes vendore luajne ne jeten tone te perditshme.