E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazh për aktorin Agim Shuke

Agim Shuke

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së aktorit Agim Shuke shfaqet nesër, ora 12.00, Arkivi i Filmit, një kolazh me interpretimet e tij më të mira në kinematografi. Agim Shuke ka interpretuar mbi 20 role në kinema.

Ndër të cilët mund të përmendim rolin e tij të parë në filmin Oshëtim në bregdet, si Dini, rolin e Bashkimit në filmin Plagë të vjetra, rolin e Sandrit në filmin Në fillim të verës, rolin e komisarit shqiptar të bazës detare në filmin Ballë për ballë, rolin e Musait në filmin Militanti dhe rolin e tij të fundit i cili ka qenë ai i babait të Anilës në filmin Një djalë edhe një vajzë në vitin 1990.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›