Homazhe Enver Fajes shuhet arkitekti i kryeqytetit

Arkitekti dhe diplomati Enver Faja, i cili u nda dy ditë më parë nga jeta, iu bënë në Tiranë nderimet e fundit. Me homazheve në Galerinë Kombëtare të Arteve familjarët, kolegët, miqtë e profesorit, por edhe krerët më të lartë të shtetit përcollën me nderime arkitektin 77- vjeçar, që ndërroi jetë në spitalin e Strasburgut, në Francë. Ata thanë se Enver Faja la pas një sërë veprash, të cilat përfaqësojnë me dinjitet autorin dhe u shërbejnë brezave të së ardhmes.
“Veprat e tij në Tiranë janë kudo, por besoj se vepra e tij më e madhe është ndërtimi i raporteve njerëzore me kolegët, miqtë, studentët e tij”, tha Presidenti Bamir Topi.
“Enver Faja u nda nga jeta, por ka lënë mbrapa vepra të shkëlqyera që e përfaqësojnë dhe përjetësojnë atë me dinjitet të madh në memorien e qytetarëve të këtij vendi”, tha kryeministri Sali Berisha.
“Familja ka humbur njeriun e dashur, studentët kanë humbur profesorin e dashur. Ne të gjithë kemi humbur një njeri fisnik”, tha kryetarja e Parlamentit , Jozefina Topalli.
“Ndërkohë që ne përpiqemi të përfundojmë projektin e veprës së tij, planin e ri urbanistik të Tiranës duke përdorur gjithë bagazhin e punës së tij profesionale gjatë këtyre viteve, ne do t’ia dalim edhe me mungesën e tij fizike të mishërojmë parimet për të cilat ai u përpoq dhe luftoi gjatë gjithë jetës”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
“Enver Faja nuk ishte vetëm një arkitekt i shquar, ishte një qytetar i cili nuk mungoi në të gjitha debatet që i përkisnin qytetit, zhvillimit urbanistik, pra ishte një qytetar me një ndjenjë të thellë përgjegjësie”, tha ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.
Muzeu Historik Kombëtar, Galeria e arteve, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, masterplani i Qytetit Studenti, ndërtesa e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e të tjera, janë godina që kanë për autor apo bashkëpunëtor, arkitektin Faja. Ai ka shërbyer edhe si Ambasador i Shqipërisë në Poloni nga vitet 1992 deri në 1996.
Julia Bardhushi