Humbet dy dekada Arvizu Shqiperia si ne 1991

“Shqiperia nuk eshte ajo qe duhet te jete pas 20 vitesh por ka mbetur e njejte me ate te 1991-shit”. Konstatimi vjen nga Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu i cili kujton se SHBA ka qene pjese e ndihmes per reformat e vendit tone por pavaresisht perpjekjeve situata mbetet e bllokuar. Ndersa Presidenti Topi deklaron se ‘politikanët shqiptarë shfaqen në publik si idhtarë të vlerave perëndimore por në praktikë disa prej veprimeve dhe vendimeve të tyre nuk gjejnë përputhje me këto standarde demokracie.” Politika sipas tij duhet te krijoje hapesira per qytetaret dhe jo ti kufizoje ato . Komentet, diplomati amerikan dhe kreu i shtetit, i bene ne nje konference per mardheniet shqiptaro- amerikane.
"Për 20 vjet kemi udhëtuar bashkë, po Shqipëria nuk është ende ajo që duhet të jetë. Duhen reforma të reja bashkarisht. Shqipëria doli nga udhëkryqi në vitin 1991, kishte nevojë për reforma dhe na ftuan ne ta ndihmonim. Sot jemi përsëri në të njëjtën situatë. Sot gjejmë rrugën e bllokimit. Shqipëria ka një mundësi të mirë, politikanët shqiptarë duhet të bëjnë një zgjidhje korrekte për integrimin e Shqipërisë, të gjejnë një zgjidhje për progresin e saj", tha ambasadori amerikan, Arvizu.
"Politikanët tanë shfaqin në publik ithtarë të veprave perëndimore. Në praktikë disa prej veprimeve dhe vendimeve të tyre nuk janë në përputhje me standardet demokratike. Gjendja e dyzuar dhe distancë të madhe mes të folurës dhe prakltikës duhet të ishte tipar i kapërcyer tashmë i tranzicionit. Shpesh herë dëgjojmë të thuhet se qytetarët tanë janë disa hapa përpara politikës. Nga vizioni i tyre për vendin dhe sakrificat që ata bëjnë, natyrisht për të rifituar atë që është quajtur nga shumë intelektualë, rifitimi i kohës së humbur", tha presidenti Bamir Topi.
Erjon Ajazi