Homazhe dhe kritika

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 11-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes në vend, duke thënë se koalicioni qeveritar PDK-LDK po i shkakton humbje Kosovës, gjë e cila sipas tij po ia prish imazhin vendit para syve të botës.
Ai këto komente i bëri të shtunën gjatë homazheve pranë shtatores së heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, në 11-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
“E vërtetë që Kosova nuk është e 99’ës, njëmbëdhjetë vjet më vonë është një Kosovë tjetër. Janë shënuar hapa të mëdhenj të vendit, por pa dashur me e pa gjithçka në prizmin e ditës së lirisë, se liria është një gëzim i madh për Kosovën, nuk qëndrojmë mirë me punët e shtëpisë. Pra, aktualisht jemi në dëmtim e sipër të lirisë sonë, me mënyrën se si e qeverisim vetveten, si qeveriset Kosova sot”, ka thënë Haradinaj.
Ndër ngecjet më të mëdha, sipas Haradinajt, janë në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe problemet sociale, të cilat sipas tij, janë kryekëput rezultat i qeverisjes së gabuar, pasi siç u shpreh ai, qeverisja e mirë është çelësi i suksesit të një vendi.
“E kemi kryesisht një vend në nisje, e ka problem qeverisjen një vend nisje. Në rast se qeverisja nuk i përshtatet, nuk i dedikohet nisjes së këtij vendi dhe zhvillimit të këtij vendi gjithçka do të shkojë zinxhirë dhe humbjet do të jenë në përpjesëtime shumë të mëdha për vendin. Pra, niset nga qeverisja. Qeverisje nënkuptojmë qeverisjen e vendit, institucionet e vendit, por nënkuptojmë të gjitha aspektet tjera të jetës që i ka vendi, përfshirë edhe ekonominë në aspektin social. Bazuar në çelësin e suksesit të një vendi, nisja është qeverisja”, ka thënë Haradinaj.
Për sa i përket deklaratës së Kryeministrit Hashim Thaçi se i ka ardhur fundi mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, kreu i AAK’së ka thënë se Kosova ka nevojë të përmbyllë me sukses periudhën e tranzicionit të saj në veprim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare.
Haradinaj gjatë ditës ka bërë homazhe edhe te Kompleksi Memorial i UÇK’së, në Prekaz si dhe te Kompleksi Memorial i UÇK’së, në Gllogjan.