E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi pa vullnet të përmirësojë marrëdhëniet

Ish-Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, konsideron se te Shkupi zyrtar nuk ka vullnet politik për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën.

Çeku ka thënë se ndonëse Maqedonia është shtet sovran dhe vendos vetë për sjelljet dhe politikat, Kosova do ta pranojë politikën ndaj Serbisë dhe politikën e marrëdhënieve të fqinjësisë të mirë gjithnjë deri në atë moment kur sjellja e Qeverisë maqedonase nuk do t’i prishë proceset politike dhe demokratike në Kosovë.

Çeku nuk dëshiroi të komentojë vendin e BDI’së në koalicionin qeveritar me koalicionin VMRO - DPMNE.

Ai u bëri thirrje partive shqiptare në vend që të tregojnë unitet, ndërsa vlerësoi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit ende nuk është zbatuar deri në fund.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›