Homazhe ne nderim te Dritan Lamajt

Zhvillohen homazhe në nderim të kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili një ditë më parë mbeti i vdekur në një atentat në Tiranë.
Kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ministri i Brendshëm Flamur Noka,Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, krerë të partive politike, funksionarë të lartë të policisë, kolegë të Lamajt bënë homazhe pranë trupit të të ndjerit.
"Ky akt kriminal, ky akt barbar do të marrë ndëshkimin ligjor. Qeveria do të mobilizojë cdo burim, cdo mundësi që autorët e këtij akti të shëmtuar të përballen me drejtësinë", tha Berisha për mediat.
Ndërkohë lideri i opozitës Edi Rama deklaroi se pushteti është përgjegjësi kryesor për këto që po ndodhin në vend.
"Policia është e braktisur, është e tradhtuar, po rrënohet dita-ditës dhe përkushtimi dhe heroizmi është i pamjaftueshëm, në rast se nuk mbështetet nga një Qeveri dhe një shtet që është i vetëdijshëm për cfarë duhet të bëjë. Në mënyrë sistematike po vriten komisarë policie dhe pushteti është përgjegjës për këtë që po ndodh", tha Rama pas homazheve.
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi theksoi se vrasjet e policëve tashmë po bëhen të vazhdueshme, ndërkohë që theksoi se shteti duhet të nisë të veprojë.
"Nuk ka më nevojë për fjalë, por duhen vepra për të vënë në vend drejtësinë.Këto ngjarje për përsëriten, nuk ka më kohë për fjalë, por sot është koha për veprim", tha Topi.