Homazhe për 22-vjeçaren iraniane në Berlin! Borrell, Scholz dhe liderët europianë këndojnë “Bella ciao”

Kongresi i Partive Socialistë Europiane e zhvilluar në Berlin ka mbyllur punimet e tij përmes një homazhi kushtuar 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini, e cila u vra nga dhuna policore për shkak se nuk kishte veshur hixhabin në ‘mënyrën e duhur’.
Me këngë “Bella Ciao” në shenjë triumfi për lirinë dhe jetën, ajo u këndua në disa gjuhë përfshire edhe atë perse. Të pranishmit në sallë mes tyre edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, presidenti i ri të PES, Stefan Loefven dhe shumë lider të tjerë europian, mes tyre edhe Edi Rama janë ngritur në këmbë duke duartrokitur dhe kënduar.
Vdekja e 22-vjeçares ka nxitur prej një muaji protesta masive në Iran, ku kanë humbur jetën dhjetëra njerëz nga dhuna ne policisë në përpjekje për të shtypur revoltën popullore.
/rtsh.al/