E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë/ SHBA: Paketë të re ndihmë ushtarake prej 725 milionë dollarë për Ukrainën

SHBA ka njoftuar një paketë të re me vlerë rreth 725 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, për të forcuar mbrojtjen e vendit kundër pushtuesve rusë.

Paketa përfshin municion për sistemet e raketave të shumëfishta HIMARS, më shumë se 23,000 predha artilerie, 5,000 mina me telekomandë , 5,000 armë antitank dhe 200 transportues të personelit Humvee.

Me këtë shumë, vlera totale e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën nën presidencën Biden do të arrijë në 18.3 miliardë dollarë.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se do të vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës gjithçka që i nevojitet për t’u mbrojtur, përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›