E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe per Llazi Serbon

Ne hollin e Teatrit te Korces jane mbajtur homazhe ne nderim te figures se artistit te merituar Llazi Serbo qe u nda nga jeta papritur duke u vetvrare me nje arme gjahu ne banesen e tij ku jetonte i vetem.

Aktori Llazi Serbo eshte percjelle me nderime nga dhjetra kolege artiste te skenes dhe kinematografise dhe qytetare te thjeshte korcare. Mes fotografive te shumta te cilat i kishte pergatitur vete me fragmente nga rolet e interpretuara aktorit te madh i eshte dhene lamtumira e fundit.

Largimi i Llazi Serbos eshte nje tragjedi. Nuk e prisja qe do perfundonte keshtu. Ishte nje aktor shume i madh me vlera te medha artistike jo vetem ne teater por vecanerisht ne kinematografi shprehet kolegu Petrika Rizo. Nderkohe Roland Trebicka shton Nje dite shume e trishtueshme. Nuk eshte se e beri Llazi vete kete veprim e beri gjendja e tij shendetesore.

Edhe Rajmonda Bulku ngre vlerat e te ndjerit. Nje aktor shume interesant me nje talent te rralle qe nuk dinte vetem te aktronte sepse ishte piktor skulptor e muzikant shprehet ajo. Kohet e fundit Llazi Serbo ishte angazhuar si regjisor duke vene ne skene vepra te ndryshme teatrore.

Per shkak te semundjes ai u shkeput nga veprimtaria artistike. Edhe edhe pse mjeket neurologe i kishin keshilluar te dilte ai kishte zgjedhur te vetizolohej derisa i dha fund jetes papritur duke lene pas amanetet dhe duke pergatitur ne cdo detaj vdekjen e tij me shpenzimet e varrimit dhe fotografite per homazhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›