E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande zbulohenshkalle te teatritantik ne Finiq

SARANDEuml- Disa shkalle prej guri qe mendohet se i perkasin periudhes se shek. V-III para Krishtit jane zbuluar sot ne teatrin antik te Finiqit rreth 8 km larg Sarandes.
Objekti arkeologjik u zbulua nga ekspedita italo-shqiptare qe ka nisur germimet prej 10 vjetesh ne kete objekt.
Finiqi me emrin e lashte Foinikia njihej ne lashtesi si kryeqender e Kaoneve ndersa ne shekullin III-te u be kryeqyteti i gjithe shtetit te Epirit.

Sipas studiuesve Foinikia ka qene qyteti me i fortifikuar i Epirit. Vendbanimi i lashte ngrihej ne nje koder ne formen e nje anijeje te permbysur ndersa fshati i sotem ndodhet ne rreze te kesaj kodre.

Ne zonen e Akropolit qe ne periudhen bizantine u shnderrua ne baptister kohe me pare u zbulua nje thesar i vogel. Po ashtu ne Finiq u zbulua nje teater me kapacitet te madh si dhe jane gjendur tri cisterna qe i perkasin periudhes midis shekujve te V-te dhe te III-te para Krishtit.

Prej vitit 2000 nje mision arkeologjik i Universitetit te Bolonjes Itali kryen rregullisht germime arkeologjike ne kete qender ndersa ne mars te vitit 2005 Finiqi u shpall Park Arkeologjik Kombetar.

e.n/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›