E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusja Lvovsky drejtoresha e re e BB-se per Tiranen

Jane Armitage drejtoreshe e Zyres se Bankes Boterore dhe Koordinatore Rajonale per Europen Juglindore viziton Shqiperine vizitoi Shqiperine me 12ndash14 shtator 2010.

Qellimi i vizites se saj ishte prezantimi i drejtoreshes se re te Zyres se Bankes Boterore ne Shqiperi Kseniya Lvovsky me qeverine shqiptare agjencite zbatuese donatoret dhe me aktore te tjere te zhvillimit si dhe diskutimi me autoritetet shqiptare i progresit te programit te Bankes Boterore ne Shqiperi.

Ne kete kuader ajo mori pjese ne inaugurimin e nje shkolle te re ne Bashkine e Kamzes dhe u takua me perfitues te projekteve.

Lvovsky drejtoresha e re e zyres se Bankes Boterore ne Shqiperi eshte me kombesi ruse dhe mban graden Doktor i Shkencave ne ekonomine matematike dhe ka nje karriere te gjate dhe te suksesshme ne Banken Boterore.

Gjate dy viteve te fundit Lvovsky ka udhehequr hartimin e strategjise se pare te Grupit te Bankes Boterore per ndryshimet klimaterike globale.

Shqiperia u anetaresua ne Banken Boterore ne vitin 1991 ndersa financimi i perfituar qe prej asaj kohe arrin ne 1.1 miliard dollare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›