E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për aktorin Sheri Mita, përcillet për në banesën e fundit

Është përcjellë për në banesën e fundit aktori i njohur i skenës shqiptare, Sheri Mita, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 69 vjecare. Në homazhet që u zhvilluan në Teatrin Kombëtar, kolegë, miq dhe familjarë mes lotëve i dhanë lamtumirën e fundit, njërit prej artistëve, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut për rolet e tij psikologjike.
 

Në karrierën e gjatë 40-vjecare, Sheri Mita, ka realizuar një sërë rolesh. Ai ka interpretuar në “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Vitet e pritjes”, “Yjet e netëve të gjata”. Por ai ka dhënë një kontribut të vyer edhe si regjizor dhe dramaturg. Në vitin 2004 Mitas iu dha urdhëri “Naim Frashëri i Artë".
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›