Kërkohej në Itali për vrasje, arrestohet në Vlorë 25-vjeçari
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar nga autoritet italiane të policisë. Uniformat blu të qytetit bregdetar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Arrezzo” duke arrestuar 25-vjeçarin Erion Mynyr Canaliaj, nga fshati Sevaster dhe banues në Vlorë.
Erion Canaliaj kërkohej nga Interpoli, pasi më 19.10.2010 në bashkëpunim me shtetasin Arbër Hoxha, i arrestuar dhe i gjykuar nga autoritetet Italiane ka vrarë me thikë një shtetas Rumun, dhe ka tentuar të vrasë një tjetër në zonën e Arrezzo, në Itali.
Po kështu Canaliaj ka kryer edhe vepra të tjera penale në territorin Italian si grabitje, armëmbajtje pa leje, vepra, për të cilat është dënuar me 30 vjet burg nga Gjykata e Arrezos në Itali, e cila ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar ndalimi kundër tij.Erion Canaliaj u kap nga në zonën e Skelës pas marrjes së informacioneve mbi vendndodhjen e tij. Ndërkohë 25-vjecari pritet të ekstradohet drejt Italisë.