E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, sekuestrohen 41 kg kokainë, në pranga tre shqiptarë

Policia italiane gjatë një operacioni antidrogë ka sekuestruar 41 kilogram kokainë, ndërsa ka vënë në pranga dhe tre shqiptarë, posedues të lëndës. Sipas policisë një prej shqiptarëve të arrestuar i përket moshës 28-vjeçare, i cili është identifikuar me inicialet E.K, ndërsa dy të tjerët janë të moshës 23-vjeç, përkatësisht me inicialet E.M dhe A.G. Sasia e drogës është sekuestruar në Breshia gjatë një operacioni të policisë italiane dhe kishte një vlerë prej më shumë se 6 milionë euro. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar policia ka sekuestruar edhe një sasi prej 8500 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›