E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për diplomatin Vladimir Prela

Personalitet më të larta të shtetit, politikanë, diplomatë, miq dhe të afërm kanë bërë homazhe sot në nderim të diplomatit Vladimir Prela në ministrinë e jashtme. Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Vladimir Prela është ndarë dje nga jeta në moshën 59-vjeçare. Prela gjendej në banesën e tij kur ka pësuar një infrakt në zemër. Prela ka qenë redaktor i politikës së Jashtme në gazetën "Koha Jonë". Vladimir Prela ka qenë këshilltar politik i Presidentit të Republikës të asaj kohe, Rexhep Meidani, po ashtu ka kryer funksionin e këshilltarit edhe në kabinete qeveritare. Vladimir Prela në vitin 1999 ka qenë i pari përfaqësues diplomatik i Shqipërisë për Kosovën e sapo çliruar nga NATO, menjëherë pas luftës kundër Serbisë. Ndërsa në vitin 2003 Prela u emërua ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›