E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, edhe podiumin si Obama

 

Pas stilit të Obamës për sa i përket takimeve në sallat e mbyllura, kryeministri Berisha ka marrë një tjetër element nga Presidenti i SHBA-së. Bëhet fjalë për podiumin nga i cili kryeministri i drejtohet qytetarëve gjatë turit të tij nëpër rrethe “Shqipëria po ndryshon”. Në takimin e djeshëm në qytetin e Beratit është vënë re edhe ndryshimi në podium, ku përpara foltores është vënë stema e Republikës së Shqipërisë dhe në përbërje të saj është edhe fjala “Kryeministri”. Ndërkohë në fotot e takimeve të mëparshme, podiumi i kreut të qeverisë ishte pa stemën e vendosur dje. Kjo formë e podiumit është tipike e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e vënë re në të gjitha daljet publike të shefit të Shtëpisë së Bardhë. Pak javë më parë, pikërisht në 8 dhjetor, në ditën përkujtimore të lëvizjes studentore, Kryeministri Berisha u shfaq në publik përmes një ceremonie tërësisht të modeluar sipas stilit amerikan të Presidentit Obama. Jo vetëm slogani i kësaj feste, i cili kishte në qendër të tij ndryshimin, por edhe pankartat e vendosura në të katër anët e pallatit të sportit “Asllan Rusi” krijonin një atmosferë tërësisht amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›