E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelene, arrestohet banda e grabitesve, vidhnin biznese

Policia e Gjirokastrës arreston bandën e grabitësve. Operacioni “Vjosa” vuri në pranga 5 persona të cilët prej disa kohësh ishin bërë tmerri i bizneseve në fshatrat e rrethit të Tepelenës. 

TEPELENE- Ishin bërë tmerri i bizneseve në fshatrat e rrethit të Tepelenës, por ditën e djeshme kanë përfunduar në pranga. Specialistët dhe Agjentët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë arrestuar disa shtetas të cilët dyshoheshin si autorët e mundshëm të një seriali vjedhjesh në disa fshatra të rrethit Tepelenë. Operacioni u kodua “VJOSA”, dhe të ndaluarit janë Luan Caca, Erjon Balliaj, Jonid Haxhiraj, Haxhi Salaj dhe Klodjan Musara. Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh ne fshatrat Dhemblan, Nivice, Uji i Ftohte etj. Policia thotë se banda kryente vjedhjet me automjetin tip benz 250 me targë TP 19 88 B, në pronësi të shtetasit Luan Caca . Më pas mallrat e vjedhura i fshihnin pjesërisht në lokalin në qëndër të qytetit Tepelenë , pronë e shtetasit Luan Caca, dhe pjesën tjetër nëpër banesat e tyre sipas ndarjes që bënin. Këtyre personave ju gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale një magnetofon, një mulli kafeje i madh, një aparat dixhital, steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme, pije freskuse, 80 litra Raki, 2 Stabilizator Energjie, 2 telefona celularë si dhe automjeti i markës Benx Mercedes me targa TP 19 88 B, pronë e shtetasit Luan Caca. Gjithashtu në lokalin e shtetasit Luan Caca u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4 kallëpe me lëndë palsëse të llojit dinamit (gjithsej 800 gramë) dhe 26 metra fitil zjarrpërcjellës.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›