Homazhe per mbretin Zog

Ceremonia e kthimit të eshtrave të mbretit Zogu i Parë kanë vijuar edhe
gjatë ditës së shtunë. Fillimisht makina funebre ka transportuar eshtrat
nga banesa e familjes mbretërore drejt Pallatit të Brigadave, ku janë
zhvilluar homazhe.
Personalite të larta shtetërore, simpatizantë të monarkisë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora janë përkulur përpara arkëmortit me eshtrat e Ahmet Zogut, ardhur nga Franca një ditë më parë.
Këto momente është duke u inauguruar mauzoleumi familjes mbretërore, ku foli edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Pjesë e kësaj veprimtarie është edhe presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga, e cila mbajti një fjalim të shkurtër.
Nga Familja Mbretërore pritet të flasë Princ Leka II. Më pas eshtrat e Ahmet Zogut do të vendosen në këtë mauzoleum duke u shoqëruar me të shtëna topi.
“Në një moshë të re, ai do të vendoste integritetin territorial të Shqipërisë. Është një koinçidencë e mrekullueshme që ai kthehet në dheun e tij në Ditën e çlirimit të Tiranës. Tirana kryeqytet është vepër e këtij burri. Ai bëri që qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes të përzgjedhë kryeqytet Tiranën. Ahmet Zogu nderohet sot nga të gjithë shqiptarët për ndërtimin e shtetit shqiptar, për kontributin e tij historik. Në periudhën e qeverisë së tij, ai bëri përpjekje të jashtëzakonshme për infrastrukturën e vendit, zhvillimin e arsimit, kulturës, bujqësisë, afarizmit, etj”, ka deklaruar Berisha në fjalën e tij.
Nuk kanë munguar gjithashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë ecur me një parullë të madhe në oborrin e Pallatit të Brigadave, si dhe nga Kosova, të udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga.
Ndërkohë, në këto momente po bëhet inaugurimi i Mauzoleut të familjes mbretërore, ku do të bëhet edhe rivarrosja e monarkut.
Rivarrosja e mbretit Zog me një ceremoni zyrtare ka qenë në qendër të debateve jo vetëm mes politikanëve por edhe historianëve.
Disa prej këtyre të fundit shprehën skeptikë në lidhje me rolin e mbretit Zog në histori-bërjen e kombit tonë, ndërsa të tjerë e vlerësojnë si themeluesin e shtetit modern shqiptar.
Ahmet Zogu lindi në 8 tetor të vitit 1895. Ngjitja e tij në krye të shtetit shqiptar ka qenë graduale. Ai mbajti dy herë postin e kryeministrit fillimisht nga 26 dhjetori i vitit 1922 deri në 25 shkurt të 1924 dhe për periudhën e shkurtër nga 6 janari deri në 31 janar të 1925.
Pas 31 janarit, me vendosjen e republikës, veç postit të kryeministrit, Zogu mbante edhe atë të presidentit. Në vitin 1928 Zogu shpalli veten mbret dhe qëndroi në pushtet deri në 7 prillin e 1939-ës, kur u largua nga Shqipëria pas pushtimit italian.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore jetoi në Angli me shpresën e rikthimit në pushtet pas çlirimit. Monarkia u shfuqizua në vitin 1946 me ardhjen në pushtet të komunistëve.
Megjithatë, Zogu vazhdonte të pretendonte fronin mbretëror dhe me vdekjen e tij në vitin 1961, mbret i shqiptarëve u shpall Leka Zogu I.