E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për nder të koreografit Agron Aliaj

Homazhet për vdekjen e tij kanë qënë koreografia e fundit për maestron e baletit shqiptar, Agron Aliaj. Familja, miqtë, kolegët dhe personalitetet e artit, por edhe ata që kanë duartrokitur ndër vite veprën e tij janë përkulur sot si shenjë rrespekti për njeriun e madh të baletit shqiptar.
 

I ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik, Agron Aliajt, i janë bërë sot nderimet e fundit. Lotët e dhimbjes janë shoqëruar me respektin ndaj artistit të madh.
 

Në moshën 79 vjeçare maestro Agroni ndoshta kishte menduar një ndarje ndryshe nga Teatri i Operas së Baletit me miqtë e tij, por fati tragjik ia ndërpreu në mes veprën e fundit “Plaga e 10 e Gjergj Elez Alisë”.
 

Agron Aliaj, personalitet i madh i artit skenik kombetar, ishte artist bazal i artit muzikor e skenik si dhe krijues i shkolles koreografike kombetare dhe na ka lënë pas një listë pa fund veprash për breza të tërë artistësh.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›