Shkodër, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Strukturat për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Pjeter Lulash Fusha, 27 vjec, banues në fshatin "Grudë", Komuna Rrethina Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në bazë të informacioneve të marra dhe pas kontrollit të ushtruar ndaj tij nga shërbimet policore, i lartpërmenduri është kapur në flagrancë, në fshatin "Bardhaj", tek qarkullonte i armatosur me një armë zjarri pistoletë TT, sëbashku me një krehër me 6 fishekë, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Në lidhje me këtë rast u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale, u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit dhe materialet në ngarkim të shtetasit Pjeter Fusha, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".