Homazhe për tre viktimat e demonstratës së 21 janarit

Qytetarë të shumtë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për një demonstratë homazh për të nderuar tre viktimat e 21 janarit.
Kortezhi i homazheve i kryesuar nga shefi i opozitës, tashmë është ndalur në vendin kur është janë vrarë tre demonstruesit ndërkohë që shihen edhe familjarët e viktimave me tufa me lule.
Tubimi duket paqësor deri në këto momente ndërsa muzika funebër shoqëron demonstratën përkujtimore për viktimat Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.