Përfundon demostrata - homazh, qyteti në qetësi
Përfundon manifetimi homazh në shenjë nderimi për Hekuran Dedën, Ziver Veizin dhe Faik Myrton të cilët humbën jetën gjatë demostratës së 21 janarit.
Qytetarët, pasi kanë vendosur qirinj në vendet ku u vranë tre demonstruesit u larguan paqësisht me solemitetin e zisë.Vendi para kryeministrisë, sot u kthye një vend pelegrinazhi, ku deputetë, qytetarë të thjeshtë i janë përgjigjur kësaj thirrje.
Ora 16.15 ka shënuar përfundimin e këtij homazhi, ku tashmë qyteti shfaq një pamje tjetër. Sheshi pranë godinës së qeverisë është zbrazur, dhe me ta bashkohen dhe uniformat blu të cilët largohen qetësisht.