Manifestimi homazh, tufa dhe buqeta me lule për 3 viktimat

Vijon lëvizja në mënyrë të organizuar. Deputetët, familjarët kanë vendosur lule pranë vendit ku humbi jetën Faik Myrtaj, nga komuna Cakran në Fier.
Kortezhi është drejtuar më pas tek vendi ku u vra viktima e dytë Ziver Veizi, nga Gjirokastra, para portës së Kryeministrisë.
Më tej, me një sfond me muzikë funebre, tufa me lule dhe qirinj u vendosën në vendin ku humbi jetën viktima e tretë Hekuran Deda, i cili u godit nga një plumb 9 mm në kokë teksa ndodhej mbi një skelë.