E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Homazhe tek RTSH për gazetarin e njohur sportiv Saimir Demi

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan sot homazhet në nderim të gazetarit sportiv, Saimir Demi.

Miq, të afërm, familjarë kolegë dhe bashkëpunëtorë morën pjesë në homazhe për t’i dhënë, i cili ndërroi jetë dje në moshën 57-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Ndarja nga jeta e gazetarit të njohur sportiv, Saimir Demi ishte një lajm i hidhur jo vetëm për komunitetin e gazetarëve sportivë, por për çdokënd që pati fatin të njihej me të dhe të mësonte prej tij.

Prej kohësh Saimir Demi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gazetari Saimir Demi me një karrierë 30-vjeçare, prej kohësh ishte pjesë e RTSH-së dhe ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive si drejtues.

Miqtë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij.

1 nga 2

/k.s//a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›