Vota e zgjedhësve nga jashtë do të numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës ‘Feti Borova’

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi miratoi sot sasinë e fletëve të votimit që do që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Në total numri i fletëve të votimit që do të prodhohen është i barabartë me numrin e zgjedhësve nga jashtë që është 245 808, duke i shtuar edhe 2%.
“Përcaktohet se KQZ dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informues në adresën e deklaruar të zgjedhësit, sipas listës së zgjedhësve nga jashtë territorit të RSH listës përfundimtare tashmë të miratuar me vendim tuajin me datën 11 mars 2025. Referuar nenit 97 pika 4 të Kodit Zgjedhor përcaktohet ndërkohë që sasia e fletëve të votimit do të duhet të jetë e barabartë me listën e zgjedhësve duke i shtuar 2%.
“Numri i zgjedhësve të regjistruar rezulton se është 450 808 shtetas. Zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për tu regjistruar në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të RSH kur vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë ka të drejtë që të paraqesë në gjykatën e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm për një afat të caktuar. Emri dhe të dhënat e tij i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë, prandaj në këtë kontekst nga momenti që lista përfundimtare është miratuar e deri ën përfundim të afatit të ankimimit mund të rritet në vijim. Rezulton se sasia e fletëve të votimit që do të duhet të miratohen nga KQZ për votuesit nga jashtë vendit do të duhet të jetë 245 808 duke shtuar dhe 2% që do të thotë sasia e fletëve duhet të jetë 250 724”, thotë KSHZ.
KSHZ miratoi edhe projektvendimin “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave nga Jashtë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, që është ambienti i Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë.
“Ky vend pas miratimit nga rregullatori të aktit përkatës caktohet me vendim të KQZ jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve. Nga 1 ose 2 prilli fizikisht do të vihet në dispozicion të KQZ, duke filluar nga data 5 prill do të jetë në gatishmëri të plotë teknike, duke filluar më së pari procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimin e këtij dokumentacioni tek votuesit e Republikës së Shqipërisë. I gjithë ky proces do të kryhet në mbikëqyrjen e plotë të gjithë subjekteve zgjedhore që marrin pjesë në këtë proces, por edhe nga vëzhgues të ndryshëm, vendas dhe ndërkombëtar si dhe medias. Ambienti kënaq çdo interesat e gjithë grupeve. Dhe ndihmon nga pikëpamja teknike”, tha Celibashi.
U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit të 1 anëtari, Partia Demokratike të 2 anëtarëve dhe Partia Socialdemokrate të 1 anëtari. /a.f/