E Hënë, 2 Nëntor 2026

Do vriste “të fortin” e Vlorës me urdhër të Leonard Luzit, SPAK çon për gjykim Amarildo Nikollin

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Amarildo Nikolli Xhanej, i cili akuzohet se bashkë me 3 të tjerë po planifikonin vrasjen e Ervis Matodashaj dhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Hetimet e SPAK por edhe dëshmia e Amarildo Nikollit zbuloi se krimi do të kryhej për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Porositësi i atentatit sipas SPAK është Leonard Luzi, i cili u ekstradua nga Spanja më 9 nëntor.

Luzi ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, ku Amarildo Nikolli do të ishte ekzekutori, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.

Amarildo Nikolli u bë personazh me historinë e dy motrave, që iu vendos tritol në Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një i pafajshëm që ndodhej në banesën e tij. Një nga motrat Nikolli kishte lidhje me Xhanejn, ndërsa tjetra me Nuredin Dumanin./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›