E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhet per mjeshtrin Ali Kastrati

Lamtumirë e denjë për një kampion. Të afërm, miq, figura të rëndësishme të sportit, por edhe personalitete të politikës kanë marrë pjesë në homazhet për nder të Ali Kastratit.
I njohur ndryshe si babai i boksit shqiptar, metodat e tij janë të vlefshme edhe në ditët e sotme.
Ndikimi i tij ka qenë i drejtpërdrejtë në jetën e sportistëve.

Ali Kastrati u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare. Ai mbetet një legjendë e sportit shqiptar. Ai ka fituar mbi 60 medalje në kampionatet kombëtare, ndërsa 46 herë është shpallur kampion në boks, mundje dhe peshëngritje.

Sportisti universal është zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave, ndërsa mbante edhe titujt “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut” apo “Nderi i Sportit Shqiptar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›