E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhi i PS, Ambasada e SHBA: Tubimi mund të bëhet i dhunshëm, kujdes

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë dje thirrje qytetarëve të saj në Shqipëri të bëjnë kujdes në datën 21 janar 2012 gjatë zhvillimit të protestës homazh që opozita ka paralajëmëruar në përkujtim të vrasjes së 4 qytetarëve.

“Ne i kujtojmë qytetarëve amerikanë se edhe pse demonstrata e nesërme është paqësore , ajo mund të kthehet e dhunshme dhe e paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato nëse është e mundshme. Qytetarët e SHBA nxiten të ushtrojë kujdes të fortë, nëse do të jenë në afërsi të ndonjë demonstrimi”- thuhet në deklaratën e djeshme të ambasadës amerikane, e dyta e kësaj natyre brenda harkut kohor të një jave.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›