Vajza që u bë milionere falë e-books
Amanda Hocking 27 vjeç është një shkrimtare romanesh mbi fenomenet paranormal, dhe në 18 muaj është shndërruar nga një e panjohur në një shkrimtare të suksesshme e gjitha vetëm me forcat e saj. Hocking i ka publikuar vetë veprat e saj falë mundësive të reja që ofrojnë botimet dixhitale.
Deri në Prill 2010 Amanda jetonte në Austin në një apartament të thjeshtë, ajo nuk kishte para dhe ndihej keq. Prej kohësh Amanda provonte të publikonte romanet e saj nëpërmjet shtëpive botuese por pa sukses.
Për të qenë e pranishme në një event të krijuesit “Muppets” që ajo adhuron, vendosi të vinte në shitje tek Amazon njërin nga romanet e saj, duke qenë se nuk kishte para për udhëtimin, asaj i nevojiteshin 300 dollarë dhe mungonin 6 muaj nga eventi ku ajo shpresonte të merrte pjesë e ndihmuar ndoshta nga miqtë e familjarët duke blerë librin e saj.
Pas 6 muajsh Amanda jo vetëm kishte gjetur 300 dollarët që duheshin por kish shitur 150 mijë kopje të librit duke fituar 20 mijë dollarë. Deri më sot ajo ka shitur një milion e gjysmë kopje të librave të saj, dhe fitimet e saj kanë shkuar në dy milionë e gjysmë dollarë, pa pasur agjentë, pa shtëpi botuese, pa librari, menaxherë, marketing, etj, ajo ja ka dalë mbanë vetëm me forcat e saj. Hocking është shndërruar një rast për tu studiuar nga studiuesit e revolucionit të botimeve.
(ar.si/BalkanWeb)