E Diel, 1 Nëntor 2026

Homologët francez e austriak urojnë Thaçin

Kryeministri Thaçi ka marrë telegrame urimi nga kryeministri i Francës, François Fillon dhe kancelari austriak, Werner Faymann, me rastin e formimit të kabinetit të ri qeverisës.
 

Kryeministri francez ka shprehur mbështetjen e Francës në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të përafrimit të Kosovës me BE-në. Ai është shprehur i bindur se qeveria e Kosovës, në të cilën janë përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve, nën drejtimin e kryeministrit Thaçi, do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri për konsolidimin e institucioneve dhe të sundimit të ligjit dhe në luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 

Ndërsa kancelari austriak shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë do të thellohen, duke ndërtuar një bashkëpunim të frytshëm në të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›