Shtetet e Ballkanit dhe misioni ushtarak kunder Gaddafit

Nderkohe qe forcat amerikane angleze dhe ato franceze jane duke vazhduar misionin luftarak kunder diktatorit Muammar al-Gaddafi Gjermania megjithese qe i perkrah plotesisht qellimet e rezolutes nuk do te dergoje ushtaret e saj ne Libi.
Misioni ne Libi po kthehet ne nje problem vendimmarrjeje edhe per NATO-n. Te 28 shtetet anetare nuk kane rene ujdi per nje pjesemarrje ne zbatimin e zones se ndalimfluturimit ne Libi sipas rezolutes se Kombeve te Bashkuara. Turqia por edhe Franca nuk jane dakord per pjesemarrjen e NATO-s ne keto sulme.
Nderkohe njeri nga shtetet me te vogla te NATO-s Shqiperia ka ofruar ndihmen e saj. Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar ne fundjave se Shqiperia eshte e gatshme te ofroje mundesite e saj koalicionit nderkombetar ne Libi duke e vleresuar kete mision si shume te rendesishem per lirine paqen dhe stabilitetin ne Mesdhe. Agjencite boterore te lajmeve te cilat i dhane jehone njoftimit nga Shqiperia theksojne se megjithe gatishmerine qe jep Shqiperia nuk sakteson se cfare ndihme konkrete do te jape per koalicionin kunder Gaddafit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci
Kosova per shkak te pervojes se saj e kupton misionin ne Libi
Kosova e cila gjithashtu arriti te mbrohej ne vitin 1999 nga trupat e Milloshevicit vetem nga nderhyrja e NATO-s - ku bente pjese si edhe tani Anglia Franca SHBA edhe Gjermania per here te pare - e mbeshtet misionin kunder diktatorit libian Muammar al Gaddafi.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci u shpreh se Kosova eshte deshmimtare e rendesise se intervenimeve te tilla si ai intervenimit 79 ditor te NATO-s kunder forcave te Milloshevicit gje qe perfundoi me lirine e Kosoves dhe renien e diktatorit serb.
Me shume se nje dekade pas sulmit te zhvilluar nen emrin e NATO-s per ndalimin e terrorit te Milloshevicit ne Kosove ka pasur reagime te ndara ne Serbi. Portalet e internetit B92 dhe Blici ditor publikojne opinionet e disa serbeve te cilet shprehen kunder nderhyrjes ne Libi. Komentet reflektojne pikepamje sipas te cilave fushata ushtarake synon mbrojtjen e interesave te perendimit me shume se kundershtaret e Gaddafit. Megjithese ka edhe zera qe e perkrahin sulmin kunder diktatorit i cili po vret qytetaret e vet sic shkruajne qytetare serbe.
Nderkohe Kroacia nga ana e saj e ka perkrahur operacionin shpetimtar ne Libi i cili synon ndalimin e sulmeve ndaj civileve dhe krizen humanitare u shpreh zedhenesi i Ministrise se Jashtme kroate Mario Dragun.
Autor afp/dpa/Arapi
Redaktoi Auron Dodi