E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homoseksualët: Rrugaçi Halimi të shkojë në riedukim. Kërko falje! (FOTO)

protesta-per-Halimin—-Nga Nertila Dosti—- 

Tiranë- Organizatat në mbrojtje të komunitetit LGBT dhe të tjera që operojnë kundër diskriminimt kanë protestuar mesditën e sotme përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Shkak për protestën është bërë shkëmbimi sipas LGTB-së i disa sms-ve tallëse dhe diskriminuese ndaj këtij komuntiteti midis Ministrit t Drejtsis Z. Eduard Halimi dhe deputetit t Partis Demokratike Z. Fatos Hoxha.

Përfaqësues të komunitetit kanë kërkuar mbrojtjen e të drejtave dhe respektimin e tyre. Me pankarta të shumta nëpër duar si: Jo homofobisë, Të rihapen shkolla riedukimi për politikanët shqiptarë, Jo rrugaçërisë në Kuvend dhe Qeveri anëtarët e LGBT-së i kanë bër thirrje ministrit Halimi që të kërkojë ndjësë publikë për gjuhën vulgarë që ka përdorur kundrejt këtij komuniteti.

Të gjithë pjesmarrësit përveç pankartave dhe flamujve kanë bërtitur një zëri duke thënë Halim riedukim.

Pjesëmarrës në protestë, Erion Gjatolli ka thënë se të drejtat e këtij  komuniteti duhen repsektuar. Duhet me patjetër që ky komunitet të përfshihet në programet e partive politike. Ashtu siç mund të jenë pika të tjetra pjesë e programit të partive ashtu duhet të jetë edhe ky komunitet,- ka thënë Gjatolli për Gazetën IDEA.

Ndërsa Kristi Pinderi, përfaqësues i organizatës Pro LGBT-së u shpreh se Eduart Halimi duhet të japë dorëheqjen për gjuhën vulgare që ka përdorur.

Ministri duhet të kërkojë ndjësë publike dhe nëse ka dinjitet ai duhet me patjertër të japë dorëheqjen ashtu si veprohet edhe në shtete të tjera të botës. Ne nuk do të heshtim kundër këtij diskriminmi që i bëhet këtij komuniteti. Halimi duhet të ishte një nga njërzit që duhet ta mbronte këtë komunitet,- ka thënë në fjalën e tij Pinderi.

Organizatat në mbrojtje të të drejtave të këtij komuniteti kanë qëndruar përreth 40 minuta përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe madje kanë thënë për mediat se ministri duhet të dalë nga godina dhe ti takojë.

Së fundmi, na shpjego po pate ndopak karakter të mbetur: si ka mundësi që Ministria që drejton ti është dakort me ndryshimet që rekomandon Avokati i Popullit për Kodin Civil, ama ti personalisht jo vetëm që nuk je dakort, por je dhe i tmerruar deri në palcë nga homofobia jote?

A mos është kjo të jesh i pavërtetë, burracak, pa karakter dhe a mos ndoshta këto cilësi përshkruhen më mirë pikërisht me atë shprehjen tënde bq?!,-tha LGBT-ja në një deklaratë për mediat.

Ajo që u vu re gjatë  protestës në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT ishte mungesa e qytetarëve të thjeshtë.

Protesta e LGBT-së kundër deklaratave të ministrit Halimi

Protesta e LGBT-së kundër deklaratave të ministrit Halimi ◄ Back Next ► Picture 1 of 12

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›