Thaçi: Humbësit më të mëdhenj janë serbët në veri të Kosovës
PRISHTINE-Me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, kemi biseduar në kabinetin e tij në Prishtinë. Ishte i gatshëm të përgjigjej në të gjitha pyetjet, duke qenë i bindur se do të arrihet marrëveshja dhe kategorik në atë se Prishtina nuk ka më çka t’u ofrojë serbëve dhe se është plotësisht dakord me mendimin e Ketrin Eshton. Megjithatë kur dëgjoi se Qeveria e Serbisë po e refuzon marrëveshjen dhe po kërkon vazhdimin e negociatave , ai për NIN thotë se i vjen keq “për këtë, por fakti se ata kanë kërkuar vazhdimin e dialogut do të thotë se ky proces ende nuk mund të shpallet i pasuksesshëm
Serbia ka kërkuar Asociacion të komunave serbe. Në Prishtinë kjo është vlerësuar si fundi i " betejave të Kosovës " Deri në çfarë mase është e pranueshme kërkesa e Serbisë?
Mendoj se liderët e tanishëm të Serbisë nuk duhet të bëjnë as më pak as më shumë , se të pranojnë realitetin dhe t’ua thonë të vërtetën për Kosovën, qytetarëve vet . Betejën për Kosovën, kosovarët e kanë fituar në qershor të vitit 1999, e Sllobodan Millosheviqi e ka humbur atë. Dhe lidershipi aktual i Serbisë duhet pa hezitim t ‘ia tregojë ketë fakt qytetarëve të Serbisë. Unë e di se qeveria serbe ballafaqohet me sfidat që janë trashëguar nga politika e gabuar e së kaluarës, por ata nuk duhet të mbeten peng i politikës në marrjen e vendimeve që mund të hapin perspektiva të reja
Natyrisht që në bisedime planifikohet të arrihet diçka, por ndodh që gjërat të ndryshojnë gjatë takimit. Dhe ka ndodhur që gjatë ditës, e cila ishte konsideruar si "Dita D" të paraqitën argumente për dhe kundër që kanë kërkuar konsultime shtesë në Prishtinë dhe në Beograd. Takimi nuk ishte e lehtë, ka qenë i gjatë dhe i vështirë,nuk kemi pritur një tensionim të tillë. Këto vështirësi janë normale, por është thelbësore që të merret një vendim.
Asociacioni i komunave serbe do të ishte bashkim, në aspektin statusor, edhe i komunave që ndodhen në jug. Çfarë keni bërë deri tani për serbët në jug të Ibrit?
Serbët i trajtoj njësoj, si ata në jug si ata në veri dhe dua t’u shërbejë të gjithëve, të gjithë qytetarëve, pavarësisht se ku jetojnë . Kur në vitin 2007 u bëra kryeministër, barrikada kishte edhe në Shtërpcë dhe në vende të tjera ku jetonin serbët. Por, ne kemi bashkëpunuar me ta, kemi organizuar zgjedhjet në të cilat ata kanë zgjedhur liderët e vet dhe jeta ka ndryshuar për të mirë. Nuk mund të ketë standarde të dyfishta për të njëjtën bashkësi. Unë do të respektoj vullnetin për formimin e asociacionit të komunave me shumicë të popullatës serbe, i cili asociacion është mbi baza vullnetare, por jo obligues, mund të koordinohen dhe të këmbejnë përvoja etj.
Serbia kërkon gjyqësinë dhe policinë për Asociacionin e komunave serbe. Çka do të thotë kjo për ju?Keni deklaruar se nuk doni një “Republika Sërpska” të re. Në çka kjo i ngjanë Republika Sërpskës dhe pse është kontestuese që serbët e Kosovës të marrin kompetencat që i kërkojnë?
Ne duam normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në një proces i cili zgjidh problemet e jo në atë i cili krijon probleme. Rrethanat në Kosovë dallojnë nga ato në Republika Sërpska. Beogradi fillimisht ka pasur pretendime për ndarjen e Kosovës, për të krijuar një territor të ngjashëm me atë të Republika Sërpskës. Kanë pasur pretendime edhe për autonomi edhe për status special, por e tërë kjo ka qenë, është dhe do të jetë e parealizueshme. Dallimi ndërmjet meje dhe udhëheqjes së Beogradit është përkushtimi im dhe të menduarit më kreativ për krijimin e kushteve të jetesës për serbët e veriut, për siguri më të madhe si dhe që ata të integrohen në pushtetin lokal dhe qendror. Dëshirojmë t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve atje , të hapim vende të reja pune dhe të krijojmë mirëqenie, që ata të ndjehen qytetarë të këtij vendi. Natyrisht, duke respektuar të drejtën legjitime të Serbisë për t’u kujdesur për serbët e Kosovës, për ç’arsye edhe kemi mundësuar shtetësinë e dyfishtë . Mirëpo, Serbisë më shumë se serbët në veri dhe në Kosovë i intereson territori në veri. Domethënë, ne jemi të interesuar për qytetarët dhe për t ‘ju shërbyer atyre, kurse Beogradi është i interesuar për territor.
Një nga kërkesat e Beogradit është që veriu i Kosovës të ketë Gjykatë apeli. Përse jeni kundër kësaj?
Në Bruksel kemi folur për shumë çështje të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe funksionimin normal të gjyqësisë. Kemi marrë parasysh shqetësimin e serbëve dhe kemi biseduar për atë se si t’u mundësojmë serbëve që të kenë qasje në gjyqësi dhe në Gjykatën e apelit. Por, një gjë duhet ta kuptojmë, në Kosovë nuk mund të ekzistojnë sisteme paralele as në polici , as në gjyqësi.
Sa është larg Planit të Ahtisarit ajo që ju ofroni dhe ajo që kërkon Serbia?
Idetë të cilat tani vijnë nga baronesha Eshton janë në përputhje me standardet më të larta evropiane , me ligjet për vetëqeverisjen lokale, duke kuptuar rrethanat dhe realitetin në veri të Kosovës. Dhe jam i lumtur që mund të them se idetë tona plotësisht përputhen. Shpresoj se edhe delegacioni i Beogradit do të lëviz në drejtim të integrimeve euro atlantike të Serbisë, e jo nga izolimi. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh edhe serbët në veri të Kosovës do të jenë zhgënjyer dhe të mashtruar. Në rast se do të arrihej marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, të dyja palët do të jenë fituese, kurse po nuk u arrit marrëveshja, humbës janë edhe Kosova edhe Serbia.
Si po funksionojnë marrëveshjet e deritashme me Serbinë
Ka pasur momente kur kjo ka shkuar ngadalë dhe ka pasur vështirësi, porse gjërat kanë nisur të ecin përpara dhe ka filluar implementimi i të gjitha marrëveshjeve. Mund të punohet edhe më mirë. Ne i japim mbështetje të plotë ekspertëve tanë,ashtu siç bën edhe Beogradi.
Ende nuk janë aktivizuar oficerët për ndërlidhje, ndonëse ka qenë planifikuar që ata të fillojnë nga puna që më 1 mars. Kur pritni që të ndodhë kjo dhe cili do të jetë roli i të deleguarit të cilin qeveria juaj e ka emëruar si ambasador?
Tani për tani e gjitha është në nivel të konsultimeve teknike me përfaqësuesit e EU-së lidhur me atë se si do të funksionojë përfaqësuesi i Kosovës në Beograd dhe përfaqësuesi i Serbisë në Prishtinë. Ne në këtë pozitë e kemi caktuar ambasadorin e deritashëm në Suedi. Edhe Serbia ka të drejtë ta dërgojë përfaqësuesin e vet i cili do të punojë në Prishtinë. Se a do të ketë ai statusin e ambasadorit apo jo, kjo është vendim i tyre.
A ekziston, jashtë politikës, edhe diçka që funksionon ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
Po qe se arrijmë marrëveshjen për normalizimin e raporteve, do të hapen mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, kështu që kjo marrëveshje ka kuptim të gjerë të komunikimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sa është reale kërkesa e Serbisë që Ushtria e Kosovës të mos vijë në veri të Kosovës?
Diçka e tillë nuk është diskutuar fare. Institucionet Kosovës kanë mandatin e vet kushtetues dhe ligjor, kurse përgjegjës për sigurinë dhe për krijimin e ambientit më të mirë dhe të lirisë së lëvizjes është NATO-ja, përkatësisht KFOR-i i cili ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Serbinë.
T’i kthehemi atmosferës së negociatave. Me kë është më lehtë të negociohet, me Daçiqin apo me Vuçiqin dhe si kanë kaluar bisedat me ta?
Unë i kam pasur shtatë takime me Kryeministrin Daçiq. Natyrisht, takimet e para nuk kanë qenë të lehta edhe në kuptimin emotiv meqë kemi qenë në pozita të kundërta edhe gjatë konflikteve të armatosura në vitet 1998 -1999. Ne nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin, por kemi qenë përfaqësues legjitim të popullit që na ka zgjedhur, kështu që nuk kemi qenë pro apo kundër njëri-tjetrit , porse kemi përfaqësuar interesat e vendeve të veta. Gjatë këtyre bisedimeve kemi arritur të krijojmë atmosferë për të lëvizur në drejtim të marrëveshjes finale. Takimi i fundit ka qenë vendimtar dhe të dyja palët e kanë përgatitur me kujdes. Edhe Daçiqi edhe Vuçiq janë personalitete interesante, por më duhet të them se për mua
ky proces ka qenë i depersonalizuar, kështu që më tepër kam qenë i përqendruar në çështje konkrete dhe parimore se sa në pjesëmarrësit e bisedimeve.
Ndjej te liderët e Serbisë nevojën për të arritur marrëveshje, por zemra nuk i lë
Nëse nuk arrihet një marrëveshje ose në qoftë se ajo nuk do te jetë e qëndrueshme çfarë humbasin serbët në Kosovë dhe çfarë Prishtina dhe shqiptarët?
Me duhet të përsëris se nëse nuk arrijmë marrëveshje, të dyja palët do të jenë në të njëjtën kohë edhe humbëse dhe fituese . Por, humbës më të mëdhenj dhe viktima më të mëdha do te jenë serbët në veri, dhe nuk është korrekte dhe e drejtë nga udhëheqësit e të dyja palëve që t'i privojnë nga shpresa, por duhet dhe t ‘ua kthejnë vullnetin për një jetë më të mirë, për mirëqenie ekonomike, për zhvillim, për rend dhe për ligj , për demokraci dhe për pluralizëm politik. Ne si liderë nuk kemi drejtë t’i mbajmë peng 40,000 njerëz për shkak të politikës ditore apo për qëllime elektorale. Shpesh, po edhe në historinë e kohëve të fundit te rajonit, kemi qenë viktima të politikës së gabuar, dhe unë shpresoj se as në Prishtinë e as në Beograd nuk do të marrim vendime të gabuara, cilin çmimin e të cilava do të paguajnë qytetarët. Ne nuk kemi as të drejtë morale, as kushtetuese , as ligjore e as qytetare për të vepruar kështu.
A keni një plan alternativ për veriun, nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje. Në Serbi ekziston dyshimi se ai mund të jetë një plan policor ose ushtarak?
Unë jam i përkushtuar për paqe. Qëllimi im është për t’u shërbyer qytetarëve të veriut dhe për të krijuar një jetë më të mirë dhe rrethana më të mira. Dhuna nuk ka zgjidhur asgjë në rajon, por vetëm se ka shkaktuar gjakderdhje, dhe në asnjë rrethanë nuk do të shkojmë në drejtim të zgjidhjeve të tilla. Luftërat në Ballkan kanë përfunduar, është koha e paqes dhe e shikimit drejt të ardhmes. Unë mund të kuptoj emocionet nga e kaluara, por i ftojë të gjithë që të shikojmë drejt së ardhmes, kur marrim vendime. Kosova dhe Serbia nuk janë të parat shtete , që kanë luftuar dhe nuk janë as të parat shtete të cilat pas luftërave bisedojnë dhe kjo është mirë. Ne kemi dhënë një shembull të mirë në Bruksel në takimet që kemi zhvilluar dhe me vullnetin që kemi treguar. Unë po shoh dhe po e ndjej edhe tek udhëheqësit e Serbisë, edhe te kryeministri Daçiç edhe te zëvendëskryeministri Vuçiq nevojën për të arritur një marrëveshje, por ata kanë probleme me emocionet dhe zemra nuk i lë.
Ju keni qenë i kritikuar në Kosovë, për shkak të dialogut. Si mund të ndikojë kjo në karrierën tuaj politike, dhe në zgjedhjet lokale. Nga njëra anë, Ramush Haradinaj u kthye në Kosovë, dhe në anën tjetër Albin Kurti dhe lëvizja Vetëvendosje është kundër çdo kontakti me Serbinë.
Në Prishtinë, nuk ka entuziazëm për një marrëveshje, ka shumë njerëz që janë kundër saj, madje kemi pasur dhe protesta. Udhëheqja në Beograd, në këtë kuptim e ka më lehtë, për të arritur një marrëveshje, se sa ne në Prishtinë. Unë kamë hyrë në vitin e gjashtë të udhëheqjes, dhe ky është mandati im i dytë. Udhëheqësit zgjidhen jo vetëm për të marrë vendime populliste, por edhe të vështira. Unë jam i vetëdijshëm se marrëveshja me Beogradin nuk do të më sjellë ndonjë rezultat pozitiv zgjedhor, por kritika më te mëdha, mirëpo kam vendosur për të marrë vendime në interes të shtetit. Interesat e vendit sot janë paqja, zhvillimi dhe integrimet euroatlantike.
Unë kisha tri objektiva në jetë. I pari ishte liria e vendit, e cila u arrit në vitin 1999, pastaj pavarësia në vitin 2008, dhe objektivi i tretë është integrimi i Kosovës në NATO, Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara. Këto objektiva nuk mund të arrihen pa ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë. Në Kosovë është arritur konsensus me disa parti politike në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ka mbështetur këtë proces, dhe Shala si nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pjesë në të gjitha takimet që kam pasur me Kryeministrin Daçiq dhe me zëvendës kryeministrin Vuçiqin në Bruksel .Sa i përket qëndrimeve të Albin Kurtit, i cili tha se është mirë që nuk është arritur marrëveshja, është interesante se pikërisht njëjtë ka deklaruar dhe Vojisllav Koshtunica. Gjithmonë do te ketë njerëz që janë për dhe kundër, por ne jetojmë në demokraci, unë respektoj mendimin e të gjithëve, por në fund do të marrë një vendim në interes të vendit dhe jo për interesa të politikës ditore dhe të partive të caktuara politike.
A do të ndalet Prishtina vetëm te marrëveshja sa i përket dialogut? Është përmendur ulësja nu KB. Si duket procesi i njohjeve është ngadalësuar.
Thelbësore është që së pari të arrijmë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas kësaj kemi objektivat që do të jenë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare dhe me SHBA-në. Në prezantimin e fundit që kam pasur në Këshillin e Sigurimit kam kërkuar ndryshimin e Rezolutës dhe nxjerrjen e një tjetre- që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Është interesant se asnjë përfaqësues i KS të OKB-së nuk e ka kundërshtuar një diçka të tillë, dhe as nuk e ka komentuar. Ky është një mesazh i mirë.
Në Prishtinë nuk ka entuziazëm për arritjen e Marrëveshjes. Në këtë aspekt,për udhëheqjen në Beograd është më e lehtë të arrijë marrëveshje, se sa për ne në Prishtinë
Megjithatë, qëndrimi i Serbisë është që edhe në rast të marrëveshjes, ajo nuk do ta pranojë Kosovën. Ku shpie kjo. A do të thotë kjo një status quo i ri?
Në rast të arritjes së marrëveshjes , me pëlqimin e pjesëmarrësve, do të hartohet një plan veprimi. Natyrisht, do të ketë edhe periudhë kalimtare, gjatë së cilës, rol të rëndësishëm do të ketë EULEX-i dhe KFOR-i, të cilët bashkëpunojnë edhe me serbët në veri edhe me shtetin e Serbisë. Njëkohësisht, pres që edhe Serbia të marrë përgjegjësinë e vet, meqë obligimet janë të përbashkëta.
Është folur se në fund të këtyre negociatave do to arrihet, përkatësisht nënshkruhet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve. Çka do të thotë kjo konkretisht ?
Kjo do të thotë fillim i marrëveshjes paqësore e cila hap perspektivën e bashkëpunimit dhe mbyll kapitullin e errësirës shekullore në marrëdhëniet e Serbisë dhe të Kosovës dhe njëkohësisht hap kapitullin e ri të së ardhmes euroatlantike të mbarë rajonit. Pa marrëdhënie të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nuk ka qetësi në rajon, për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm të gjithë.
A keni qenë ndonjëherë në Beograd?
Asnjëherë nuk kam qenë në Beograd. Kur si student në vitin 1989 pata udhëtuar nga Prishtina për në Vjenë për t’i vizituar vëllezërit që punonin atje, nëpër Beograd kam kaluar me autobus.
A mund ta imagjinoni veten për të vizituar Beogradin , qoftë si zyrtar, qoftë në ndonjë situatë tjetër?
Në politikë asgjë nuk është e pamundur. Me rëndësi është të arrijmë atë që dëshirojmë tani, kurse në të ardhmen si krejtësisht normale vizitat e delegacioneve zyrtare të Sërbisë në Kosovë dhe të delegacioneve të Kosovës në Serbi. Mbase ka qenë e paimagjinueshme që gjëra të tilla të ndodhin edhe me Sarajevën edhe me Zagrebin, por kjo tani është normale. Pra, kjo, herët a vonë, do të ndodhë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit . Liderët e Serbisë janë të mirëseardhur në kabinetin tim kur duan të vizitojnë Kosovën.
A ekziston një dokument i tillë, a u është prezantuar?
Ekzistojnë ide, ekzistojnë sugjerime të paraqitura edhe nga baronesha Eshton për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë duhet të mendojnë të dyja palët. Me rëndësi është se me këtë marrëveshje do të dërgojmë mesazhin që i tërë rajoni të ndryshojë në drejtim të mirë dhe jo vetëm Kosova dhe Serbia.
Si e shihni procesin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe të Serbisë dhe si do të dukej kjo?
Do të dukej si integrim i dy shteteve normale krahas zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të komunikimit si dhe të vendeve të tjera nga ish-Jugosllavia. Ne nuk jemi të parët që luftuam. Shikoni sot raportet e Serbisë dhe të Kroacisë ose të Bosnjës dhe Serbisë. Nëse ata i kanë kapërcyer problemet e caktuara, shpresoj se këtë do ta bëjnë edhe Kosova edhe Serbia. Thjeshtë, historinë t’ua lëmë historianëve dhe historisë, kurse të ardhmen duhet ta marrim në duart tona . Unë kam besim të plotë në të ardhme evropiane të rajonit .
Ju më herët keni përmendur nevojën për përfshirjen më aktive të SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve. Çfarë pritni nga Amerika?
Në Romë jam takuar me zëvendës kryetarin Xhozef Bajden , në të njëjtë ditë kur është takuar edhe z. Tomisllav Nikoliq. Mesazhi i tij edhe për mua edhe për z. Nikoliq ka qenë mbështetje e fuqishme për normalizimin e marrëdhënieve , që do të thotë se ky proces në Bruksel ka përkrahjen e plotë të SHBA-së . Mirëpo, procesin e udhëheq BE-ja dhe është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet anëtare janë unike në mbështetjen ndaj Baroneshës Eshton e cila po bën një punë të shkëlqyeshme.
Pas marrëveshjes së propozuar, çfarë do të ndodh më tej me dialogun?
Çdo ditë është duke u folur në lidhje me këtë në Prishtinë dhe në Beograd. Nëse arrihet një marrëveshje, duhet të marrim përgjegjësinë për zbatimin e saj. Pres mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë. Është e rëndësishme të flitet me të gjithë, me partitë politike, më shoqërinë civile, me media për të informuar njerëzit dhe për të bërë gjërat transparente. Pas çdo takimi në Bruksel, kam informuar Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun, dhe do të vazhdojë të bëjë këtë . Këto janë ditë të rëndësishme edhe për Kosovën dhe për Serbinë, dhe ne na duhet të vazhdojmë të shpjegojmë, por mendoj se është e rëndësishme që të marrim vendime në përputhje me interesat.
(d.b/BalkanWeb)