E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet Shemsije Kadria: Kur ngrita Gjallicën se dija çfarë ishin fajdet

shemsie-kadriaTiranë- Ajo që ndodhi në vitin 1997 do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë shqiptarë si dhe do të shënohet si njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Një rebelim politik që lindi nga protestat e qytetarëve që humbën kursimet në kompanitë piramidale, prodhoi një masakër të vërtetë civile. Kompania Gjallica mbylli sportelet në 26 Dhjetor 1996 ndërsa kishte filluar procesi domino i rrëzimit të kompanive që pasuruan pa bërë asnjë punë një pjesë të qytetarëve dhe varrosën djersën dhe pasurimë e shumicës tjetër.

Pas 16 vjetësh Shemsie Kadria ridel në skenë, duke u vënë sërish nën akuzë për mashtrim. E ndodhur në kërkim, ajo pranon të intervistohet nga Gazeta IDEA dhe tregon historinë se si e nisi biznesin e saj me një kompani që i vuri emrin e malit të vendlindjes së saj, Kukësit, dhe se si nisi të marrë huatë e para që më pas rezultuan të ishin themeli i atyre që në gjuhën e krimit ekonomik quhen skemat mashtruese finaciare, të quajtura piramida. Kadria thotë se kur nisi të marrë para me interes nuk e dinte se keto quheshin fajde. Thjeshtë merrte para e jepte mall e më pas merrte para e i kthehent me interesa të lartë për të bërë tregti.

Pyetje- Jeni sërisht nën akuzë për mashtrim. Çfarë ka ndodhur kësaj radhe?

Shemsie Kadria- Unë nuk kam mashtruar as atëherë që isha presidente e Gjallicës dhe as sot që jam për tjetër gjë nën hetim. Ndaj dhe dua të flas për këtë cështje, për të cilën kam heshtuar gjatë gjithë kësaj kohe. Unë kam qenë presidente e Gjallicës që nga 22 nëntor 1991 deri më 26 dhjetor 1996. Kam kryer, duke qenë ortake e vetme e kompanisë, investime që nuk duan komente me vlerë 40 milionë dollarë dhe të rivleësuar më pas me vlerë 137 milionë dollarë.

Pyetje- Si dhe kur e themeluat Gjallicën?

Shemsie Kadra- Gjatë vitit 1991, duke parë ekonomine në vend, unë kisha vizion se cduhet të bëja pasi kisha punuar edhe jashtë vendit në ambasadë. Fillimisht jam marrë me kambizëm ku dhe vura kapitalet e mia fillestare private, pastaj u mora me tregëti. Në 1991 ndërpreva mardhëniet me shtetin pasi së fundmi punoja si shefe kuadri në klinikën stomatologjike në Kukës dhe themelova Gjallicën. Meqë jam nga Kukësi i vendosa emrin e malit të Kukësit, Gjallica. Në atë kohë ish-bashkëshorti im Gani Kadria kishte krijuar shoqërinë Deranda, e krijuar më tetor 1991. Unë e krijova Gjallicën për të vijuar më tej tregëtinë me pajisjet elektronike si frigoriferë e televizorë që bëheshin në emër të shoqërisë Deranda shpk, duke lidhur kontrata me shoqërinë me emrin Ogur Electronik, ku rolin e komisionerit e ka luajtur ish ambasadori ynë në Turqi Necip Kaci, ai ka punuar në firmën Gjallica dhe Deranda deri më qershor 1992. Afërisht në këtë periudhë shënohet ndarja e punës time si presidente e Gjallicës me firmën tjetër Deranda që i përkiste ish bashkëshortit tim. Asyeja e ndarjes së biznesit ishte si më poshtë:

Më prillin e 1992 firmat Deranda, Gjallica dhe Drini sh.p.k ku ishte vëllai im Islam Elezaj, u lidh një kontratë e përbashkët  me shoqërinë Ogur Electronik për shumën 300 mijë dollarë, duke paguar një sasi cash dhe brenda 45 ditëve duhet të paguheshin edhe 100 mijë dollarë të tjerë nga firma Deranda. Meqënese ish ambasadori Nesip Kaci hyri garant që Deranda do ti përgjigjej Ogur Elektronik për mallrat që mori dhe që pagesën do ta kryente brenda 45 ditëve. Por Deranda nuk e bëri pagesën. Atëherë unë garantova Ogur Elektronik  që në rast se nuk përgjigjet Deranda, do përgjigjigjet Gjallica. Dhe kështu u bë. Më 30 qershor  të vitit 1992 Gjallica mori përsipër të kryente pagesën për llogari të Derandës dhe Gjallica do të merrte mallin e kësaj kompanie.

Pyetje- Por çfarë ndodhi me Gjallicën?

Shemsie Kadria- Pikërisht, në këto kushte, për të shlyer detyrimet e firmës Deranda, më një korrik 1992 unë mora 100 mijë dollarë hua me 1,5 përqind interes nga dy personat qe quhen Ruzhdi Guzi dhe Ismail Kurti, me një afat prej 10 ditë kohë, sepse unë kisha gjendje mallrash. Në atë kohë unë nuk e njihja si fenomen huamarrjen as nuk njihja ndonjë firmë tjetër që funksiononte kështu, i mora shumën e mësipërme për të shpëtuar nga falimenti Derandën. Më pas fillova me huamarrjen, duke ulur përqindjen  apo i kompensoja me mallrat që kisha. Meqënëse unë vetë disponoja kapitale private me vlerë 3 milionë dollarë nga Gjallica, kam filluar tre investimet e para tek piliklinika stomatologjike që u quajt Gjallica, pasi unë kisha punuar më parë në këtë fushë siç të thashë, dhe u propozova mjekëve në tiranë për staf si Foto Toti mbaj mend apo Besnik Gavazi e të tjera që nëse krijoja një klinikë të kishin mundësi t’më drejtonin këtë klinikë. Pikërisht më 1993 u hap klinika që funksiononte me mjekë e laborantë, me gati 250 punonjës.

Pyetje- Si e ngrite më tej Gjallicën dhe huamarrjen?

Shemsie Kadria- Njerëzit vinin tek ne, jepnin lekë merrnin mall. Pra jemi në 1993, ku përvec poliklinikës filloi investimi i ADI petrol në Gjirokastër, ngritja e një hoteli në Vlorë me vlerë 2 milionë dollarëë, njëkohësisht në 1994 u inagurua edhe fabrika e kripës, ndërkohë që u shpërndamë për projektin e karburanteve e benzinatove zinxhir në Gjirokastër, Tiranë, Vlorë etj.

Pyetje- Sa ishte në këtë kohë numri i personave që jepnin lekë me përqindje pranë kompanisë tuaj?

Shemsie Kadria- Në atë kohë, në Tiranë, shkoi në 545 persona, shumat e të cilëve menaxhoheshin nga shtatë menaxherë, unë në atë kohë në Tiranë isha në stadin merrja me përqindje dhe ktheja mall.

Pyetje- Po në rrethe?

Shemsie Kadria- Në rrethe, deri më 27 nëntor 1994, e kam menaxhuar vetë, isha në lojë me kambizëm, tregëti dhe karburantet, me shumën prej 20 milionë dollarësh. Më 27 nëntor 1994 të gjithë këta persona janë shlyer nga ana ime, për cfarë kishin dhënë duke mbyllur kështu aktivitetin e huamarrjes. Më korrik 1994 i jam drejtuar Bankës së Shqipërisë  për të parë mundësinë që të ndërtoja një bankë private në Vlorë. Mbi këtë ideu krijua agjensia e kambizmit në qytetin e Vlorës në datën 27 nëntor 1994, me drejtor të saj Fitim Kërxhalliun, i cili kishte filluar bashkëpunimin me Gjallicën që prej 1993, kryesisht me mallrat tregëtare që thamë më lart. Por njëkohësisht kjo agjensi u krijua në Vlorë me kapitalin tim  prej 8 milionë dollarë  ku filluam edhe investimet e tjera  që synonin ndërtimin e bankës private, në këtë pikë hynë në lojë edhe një firmë italiane, ndërsa në firmën Gjallica për këtë qëllim u punësuan si drejtor finance Hysen Velia dhe Hysni Braka, i emëruar më 1995. Ne filluam të fuqizoheshim akoma më shumë në Vlorë, me sipërmarrje të reja si fabrikë qumështi dhe benzinato që ishin të tipit El france, investimi tek to i kalonte vlerën e 4-5 milionë dollarë. Ne blemë në atë kohë edhe 70 dynymë tokë për të ndërtuar qendër tregëtare, po ashtu edhe tokë në Pogradec për të ndërtuar hotele dhe vila. Në Vlorë blemë 25 apartamente për të krijuar kushtet  që të kthehej procesi i huamarrjes në një depozitë, pasi në atë kohë pritej leja nga dita në ditë për bankën. Objekti u mendua të ndërtohej tek ish kinemaja në Vlorë ku do të funksiononte banka e parë private e Gjallicës. Agjensia e kambizmit në Vlorë ka funksionuar pothuajse si bankë, duke qenë se kishte të punësuar 150 arkëtarë, financierë drejtor ndërsa 25 arka kanë punuar non stop për huadhënësit. Ky proces ka funksionuar me dokumenta të rregullta ligjore që nga 19 shkurti 1996 deri më 26 dhjetor 1996, aktiviteti kryhej tek pallatet ku dhe banonin drejtorët Fitim Kërxhalliu, Pali Prendi dhe Odise Risilia

Pyetje- Sa ishte përqindja?

Shemsie Kadria- Në Tiranë e kam mbajtur me 4,5 përqind në muaj, por erdha duke e ulur më pas, edhe në Vlorë po kështu. Por Vlora kishte dicka ndryshe. Ishte fiksuar nga ana ime me urdhër të prerë si ortake e vetme që nga data 2 korrik 1994 për kreditorin do ishte 6 përqind ndërsa për menaxherin do ishte 0,1 përqind  për cdo derdhje që do bënte qytetari, por nëse do kalohej kjo përqindje nuk do bëhej. Në datën 26 dhjetor 1996 zbardha llogarinë time tek Gjallica, ku Kërxhalliu ka marrë përsipër të gjitha detyrimet që agjensia e kambizmit në Vlorë kishte ndaj huadhënësit.

Pyetje-  Do të thuash që u largove nga ky proces?

Shemsie Kadria- U largova sepse nuk po jepnin bilancet e sakta, pastaj ata kërkuan që ta mbanin vetë. Duke qenë se investimet vazhdonin,  meqënese drejtori  i agjensisë së kambizmit Fitim Kërxhalliu, pas kërkesave të tij të herëpashershme për të qenë president i Gjallicës më datën 26 dhjetor 1996 unë kam kaluar me dëshirën e tij të gjitha objektet që investoheshin në Vlorë dhe ai u bë kështu pronar i ligjshëm me kontratën që mban pikërisht këtë datë 26 dhjetor 1996. Pas kalimit të objekteve që ishin krijuar nga kapitali im,  i fituar nga 1991 deri më 1994 , sipas dokumentave që disponoj unë kam rënë dakord që emrin e Gjallicës ta mbajë Kërxhalliu dhe unë në po atë kohë, krijova shoqërinë tjetër ‘Arbër Hollding” me një vendim gjykate të datuar më 30 dhjetor 1996 me kapitalet e mia të fituara nga tregëtia. Pra huamarrjen me qytetarët unë e kam shlyer më datën 27 dhjetor të 1994 në Tiranë, atë cfarë unë kam drejtuar vetë.

Pyetje- Ju po thoni që skeni lidhje me huamarrjen e bujshme të Gjallicës në Vlorë?

Shemsie Kadria- Jo, e para sepse me kërkesë të Kërxhalliut më 26 dhjetor 1996 kam dorëzuar gjithcka.

Pyetje- S’po e kuptoj cdo të thuash me këtë?

Shemsie Kadria- Që unë skam lidhje me atë Gjallicë se e kam dorëzuar me letra, me letra që i disponoj, e kam dorëzuar me bilance e me të gjitha, duke u larguar me kapitalet e mia më datën 26 dhjetor 1996, ku mua më ishte pronotuar një kredi në Izmir nga firma BESA Plast nga Seladin Disha.

Vijon nesër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›