E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honda: Lamtumirë Formula 1

Skuadra e Hondas ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga Formula 1.

Kriza ekonomike që ka përfshirë të gjithë globin nuk ka lënë pa prekur edhe garën automobilistike më të ndjekur në botë, duke bërë numri i skuadrave në sezonin e ardhshëm të bie në 9.

Shkaqet e këtij vendimi janë publikuar në një konferencën për shtyp nga vetë presidenti i skuadrës japoneze, Takeo Fukui.

"2008 ishte kampionati i fundit i Honda në Formula 1. ky vendim i vështirë është marrë për shkak të vështirësisë ekonomike që po kalon sektori automobilistik në shkallë botërore", ka deklaruar presidenti Fukui.

Largimi i Hondës nga kampionati i Formula 1, do t'i kursejë skuadrës japoneze 420 milione euro, në pratikë shuma që duhet të financojë një skuadër për të mbajtur skuadrën në garë.

Kriza ekonomike do ti detyrojë drejtuesit e kompanisë japoneze të reduktojnë edhe organikën e tyre. rreth 760 njërez që punojnë mes tokyos dhe britanisë së madhe do të mbeten pa punë që nga dita e parë e vitit 2009. për Hondën kjo nuk është hera e parë që tërhiqet nga gara e F1.

4 vjet pas debutimit në gjermani, në vitit 1968 drejtuesit e saj vendosën të largohen nga ky sport, për t'u rikthyer në vitin 1983. për 9 vjet furnizonte skuadrat e tjera me motorra, ndërsa në vitin 2000 u bashkua me Bar dhe më pas formoi skuadrën e saj Honda Racing F1 që me pilotët Jenson Button dhe Ruben Barikelo.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›