E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa UEFA: Aston Villa humb por kualifikohet

Aston Villa ёshtё kualifikuar pёr tё rundin e ardhshёm tё Kupёs UEFA, pavarёsisht humbjes nё shtёpi ndaj ekipit sllovak Zilina, nё ndeshjene Grupit F. Vladimir Leitner i dha epёrsinё ekipin sllovak pas 16 minutash lojё, ndërsa epёrsinё e dyfishoi Peter Styver pas edhe tre minutash tjera, para se i riu i ekipit anglez, Nathan Delfouneso,tё shënojё golin e vetëm tё anglezёve, nё ndeshjen e parё tё tij si fillestar (28'). Pavarësisht fitores, ekipi sllovak eliminohet nga gara e mëtejme, pasi grumbullon vetëm katёr pikё nga katёr ndeshje. Nga ky grup tashmё kualifikohen Ajaxi, Aston Villa dhe Hamburgu, qё kanё nga gjashtё pikё dhe nga tre ndeshje tё zhvilluara. Jashtё garës ёshtё edhe ekipi Slavia Pragёs, qё humbi sot me rezultat 2-0 nё fushё tё vet ndaj Hamburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›