E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, një prej alternativave te Real

Reali i Madridit është rikthyer në garën për Lorik Canën. Shkak është bërë dëmtimi i Mahamadu Diarra, që nuk do të luajë deri në fund të sezonit.

Kur mungojnë afro tri javë nga hapja e merkatos së dimrit, drejtori sportiv, Predrag Mijatoviç, po shqyrton të gjitha alternativat e mundshme për gjetjen e një tjetri mesfushor me tipare difensive.

Ky rol cilësohet si tejet i rëndësishëm për lojën e kampionëve të Spanjës, edhe sepse ndihmon një skuadër me tipare shumë ofensive që të jetë e balancuar në fazën mbrojtëse. Diarra është dëmtuar në ligamentet e gjurit dhe është e domosdoshme që të operohet.

Lajmi ka vënë në lëvizje drejtuesit “merengues”, të cilët duhet të plotësojnë kontingjentin e përgjysmuar të skuadrës. Momentalisht, mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, cilësohet si një prej mesfushorëve shkatërrues më të fortë në botë dhe në gjurmët e tij janë edhe Bajerni i Mynihut, Arsenali, Evertoni e Roma.

Me paraqitjet në Ligën 1 franceze dhe në Champions, 25-vjeçari gëzon reputacion mjaft të mirë dhe vlera e kartonit të tij është rritur ndjeshëm (presidenti marsejez, Pape Diuf ka deklaruar se nuk e shet kapitenin e skuadrës edhe nëse do t’i ofronin 20 milionë euro).

Të distancuar me gjashtë pikë nga Barcelona kryesuese, “merengues” synojnë të rikuperojnë terren. Por, historia e klubit tregon se mesfushori përpara mbrojtjes është pika kyçe për të arritur te triumfi. Në të kaluarën këtë pozicion e mbulonte Makelele, i cili bënte të gjithë “punën e pisët” pas shpinës së Zidan, ndërsa gjatë vitit të kaluar, Diarra ishte jetik në dy titujt e fituar radhazi nga madrilenët.

Në rolin e shkatërruesit aktualisht luan Gago, por edhe pse është shumë teknik, argjentinasi nuk ka peshë në duelet me kundërshtarët. Situata e krijuar në “Santiago Bernabeu”, ku skuadra është prekur nga një “epidemi dëmtimesh”, mund të favorizojë zv/kapitenin e kombëtares shqiptare, që pas aventurës së suksesshme në Marsejë, tashmë ka shansin të luajë për një prej klubeve më të mëdha në botë.

Bamirësia

Gjithsesi, zërat e merkatos nuk e shpërqendrojnë Lorik Canën. Ai vazhdon t’u dedikohet objektivave të Olimpik Marsejës dhe i përgjigjet me përpikmëri evenimenteve të bamirësisë që zhvillohen në qytetin ku luan dhe jeton.

Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, organizata “Kristof Pinjol” ka zhvilluar një darkë për të ndihmuar fëmijët e prekur nga leucemia. Mesfushori, së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të skuadrës (tekniku Gerets, drejtori sportiv, Hoze Anigo, dhe lojtarët Givet, Rodrigez, Zenden, Mandanda e Valbuena).

Yjet e sportit janë shndërruar në “kuzhinierë”, duke u shërbyer më pas fëmijëve pjatat që kishin gatuar. Ata kanë dhuruar gjithashtu edhe një çek me vlerë 18 mijë euro, që do të shërbejë për trajtimin e kësaj 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›